Bota

Washington Post: Rusia po përgatit një sulm ndaj Ukrainës me 175,000 trupa

Rusia po përgatit agresion ndaj Ukrainës me pjesëmarrjen e deri në 175,000 ushtarë, raporton Washington Post, pas frikës së shprehur nga Kievi për një mundësi të tillë.

Moska po përgatitet për të nisur “100 batalione që përbëhen nga grupe të rregullta me një forcë të llogaritur prej 175,000 trupa, tanke, artileri dhe pajisje të tjera” , kështu i ka thënë gazetës amerikane, një zyrtar i lartë në SHBA, i cili kërkoi të mos identifikohet.

Lexo më shumë  Trump vendos tarifa të reja për mallrat nga Kina, Meksika dhe Kanadaja

I pyetur nga AFP, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së refuzoi të komentonte mbi inteligjencën e ndjeshme, por tha se ishte “shumë i shqetësuar” nga raportet se Rusia po planifikonte të nisë një ofensivë kundër Ukrainës.

“Ne vazhdojmë të mbështesim zbutjen e tensioneve në rajon dhe një zgjidhje diplomatike të konfliktit në Ukrainën lindore,” tha zëdhënësi i Pentagonit, nënkoloneli Tony Semelroot.

Forcat ruse po mblidhen në katër pika të ndryshme 50 grupe të rregullta beteje, shton Washington Post, duke cituar dokumente ushtarake të SHBA.

Lexo më shumë  “Do hakmerremi”- Kandidati kanadez për kryeministër i përgjigjet Trump për tarifat

Presidenti amerikan Joe Biden rriti dje presionin ndaj Rusisë, duke thënë se ajo po përgatit “iniciativa” për të mbrojtur Ukrainën në rast të një pushtimi, pas grumbullimit të trupave ruse pranë kufirit ukrainas.

Nga ana tjetër, Rusia ka hedhur poshtë raportimet e mediave amerikane për një sulm të mundshëm rus ndaj Ukrainës, duke akuzuar Uashingtonin se po përpiqet të përkeqësojë situatën, raportoi sot gazeta Kommersant, duke cituar Ministrinë e Jashtme ruse.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *