Lajme

Peci për arrestimet në rastin ‘Subvencioni 2021’: E përshëndes aksionin e sotëm të policisë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka përshëndetur aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës, rasti “Subvencioni 2021” dhe organeve tjera të drejtësisë në përpjekjen për sundimin e së drejtës në institucione tona, shkruan EkonomiaOnline.

“Paratë e taksapaguesve të qytetarëve të Republikës së Kosovës duhet të destinohem vetëm në adresa meritore, në këtë rast vetëm tek fermerët meritorë”, thuhet në reagimin e tij.

Këto arrestime janë në vazhdën e arrestimeve të mëhershme të muajit shkurt dhe qershorit të këtij viti.

Sipas ministrit Peci, bashkëpunimi me organet e drejtësisë për t’i dhënë epilog të gjitha keqpërdorimeve dhe abuzimeve të parasë publike në Institucionet e Republikës së Kosovës “nuk ka alternativ, është imperativ i kohës”.

Lexo më shumë  45 vite nga demonstratat e vitit 1981

Sipas prokurorisë në aksioin e sotëm janë ndaluar dhe intervistuar gjithsejtë tridhjetenjë (31) persona, prej tyre dymbëdhjetë (12) zyrtarë me pozita të ndryshme nga komunat dhe zyrat rajonale të Agjencionit Zhvillimor të Bujqësisë dhe zyrës rajonale të APK. 

Ndërkaq, aksioni është zhvilluar në Pejë, Istog, Ferizaj, Lipjan, Prishtinë, Kllokot, Vushtrri dhe Podujevë.

Përderisa, nëntëmbëdhjetë (19) persona janë intervistuar në cilësinë e përfituesve të subvencioneve. Përfituesit e subvencioneve janë nga komuna të ndryshme të Kosovës, të cilët dyshohet se kanë mashtruar me subvencione.

Lexo më shumë  Misioni i Këshillit të Evropës: Në zgjedhjet në Serbi pati dhunë, presion ndaj votuesve dhe prani të personave të maskuar

Personat e ndaluar dyshohet se kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Dhënie e ryshfetit”, “Mashtrim me Subvencione’’, si dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

Gjithashtu, gjatë afateve kohore ligjore Prokuroria Speciale do të bëjë kërkesë për caktim e masës së paraburgimit të personave të cilët janë ndaluar nga aksioni i sotshëm.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *