Bota

OBSH iu bën thirrje njerëzve të mos kirjoni panik për variantin Omicron

Shkencëtarja kryesore e Organizatës Botërore të Shëndetësisë iu bëri thirrje njerëzve të premten që të mos bëjnë panik për shfaqjen e variantit të coronavirusit Omicron dhe tha se ishte shumë herët për të thënë nëse vaksina do të duhej të ripunoheshin.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Soumya Swaminathan tha se ishte e pamundur të parashikohej nëse Omicron do të bëhej variant dominues.

Omicron ka fituar terren në Azi, Afrikë, në SHBA, Amerikë Latine, në Lindjen e Mesme dhe Evropë dhe ka arritur te shtatë prej nëntë provincave në Afrikën e Jugut, ku u idenfitikua për herë të parë.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Swaminathan tha se Omicroni “është shumë i transmetueshëm” dhe citoi të dhëna nga Afrika e Jugut që tregonin se numri i rasteve dyfishohej çdo ditë.

“Sa duhet të jemi të shqetësuar? Duhet të jemi të përgatitur dhe të kujdesshëm, të mos bëjmë panik, sepse jemi në një situatë ndryshe nga një vit më parë”, tha ajo.

“Delta përbën 99 për qind të infeksioneve në mbarë botën. Ky variant do të duhej të ishte më i transmetueshëm për të dalë jashtë konkurrencës dhe do të bëhej dominues në mbarë botën. Është e mundur, por nuk është e mundur të parashikohet”.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Drejtori i urgjencave të OBSH-së, Mike Ryan, tha se nuk kishte prova për të mbështetur një ndryshim në vaksinat për t’i përshtatur ato sipas Omicron.

“Tani për tani, ne kemi vaksina shumë efektive që po funksionojnë. Ne duhet të përqendrohemi që ato të shpërndahen në mënyrë më të barabartë. Ne duhet të fokusohemi në vaksinimin e njerëzve më të rrezikuar”, tha Ryan në një ngjarje në mediat sociale./telegraf/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *