Zyrtare/ Bayern Munich-Barcelona do të luhet pa praninë e tifozëve
Situata shëndetësore në Gjermani është përkeqësuar ndjeshëm ditët e fundit. Përballë rishfaqjes së rasteve pozitive me Covid-19, qeveria gjermane është e detyruar të marrë masa drastike.
Kështu, përballja e Champions League e planifikuar për të mërkurën e 8 dhjetorit mes Bayern Munich dhe Barcelonës duhet ta paguajë çmimin.
Kështu, autoritetet gjermane kanë vendosur që kjo ndeshje do të zhvillohet me dyer të mbyllura.
Një vendim, i cili justifikohet nga përhapja e konsiderueshme e virusit në Gjermani. Prandaj, Allianz Arena nuk do të mirëpresë tifozët për këtë supersfidë. Një takim që premton të jetë vendimtar për Barcelonën në përpjekjen e saj për t’u kualifikuar në fazën e 1/16-tave.
ℹ️ OFFICIAL: #BayernBarça to be played behind closed doors
— FC Barcelona (@FCBarcelona) December 3, 2021
Rruga Press