Editorial

AKG, qeveria e korruptuar e pushtetit të katërt: medias

Editorial nga Hysamedin Feraj

AKG duket e ndërtuar analog me ekzekutivin: disa medie po i trajton si ministri të saj, disa gazetarë si ministrat dhe këshilltarët e saj, duke mbrojtur vetëm punën e tyre përballë çdo kritike nga qytetarët apo nga mediat opozitare të saj.

● Legjitimiteti i pushtetit të katërt buron nga liria e mendimit dhe e shprehjes publike të tij.
Ky legjitimitet është korruptuar në masën që “qeveria” e tij (AKG) mbështet monizmin e mendimit.
Ka fakte “të panumërt” se AKG e praktikisht e mbështetë monizmin e mendimit:
Nga njëra anë, duke mbështetur sistematikisht vetëm mendimin e vet dhe të “ministrave” të vet;
Nga ana tjetër, duke e përdorur pushtetin që ka kundër çdo mendimi ndryshe, të medias opozitare ndaj saj, dhe madje të thjesht qytetarëve.

●Legjitimiteti i “pushtetit të katërt” buron nga funksioni i tij demokratik, jo nga zgjedhjet demokratike. Funksioni i tij demokratik është informimi i publikut, i demosit.
Pushteti i katërt është i korruptuar në masën që “qeveria” (AKG) e tij ka mbështetur zëvendësimin e informimit me dezinformimin dhe ka nxitur mbipeshimin e lajmit nga opinioni, e të gazetarit nga opinionisti.

● Fuqia e pushtetit të katërt buron nga autoriteti, dhe autoriteti i buron nga vërtetësia e informimit që i jepet publikut, veçanërisht lidhur me punët e tre pushteteve të tjerë.
AKG e ka korruptuar autoritetin e pushtetit të katërt në masën që në vend të informimit të demosit, nxit ose mbron ofrimin e shërbimeve që bien ndesh funksionit të vet demokratik:
Nga njëra anë, mbron heshtur a hapur “ministrat” e saj që, përkundrejt pagesës, ofrojnë shërbimin e pastrimit të figurës së pushtetarëve të tre pushteteve të tjerë të supozuar të korruptuar.
Nga ana tjetër, mbron heshtur a hapur njollosjen e pushtetarëve apo të qytetarëve që nuk i janë nënshtruar pushtetit të katërt. Nga sa më sipër, mund të hamendësojmë se po t’i ofroheshin para, të njollosurin do ta pastronte po ai pushtet, ministri apo minsitër që e kishte njollosur më parë.
Nëse ky hamendësim do të rezultonte i vërtetë, athëherë funksionin demokratik e ka korruptuar apo zëvendësuar me shantazhin dhe kërcënimin me qëllim fitimi.

● Pushteti i katërt është korruptuar në masën që në vend se t’i vëzhgojë pushtetet e tjerë nga këndvështrimi i qytetarit, i shikon ata si rivalë për pushtet mbi qytetarin dhe si shantazh mbi pushtetet e tjerë që të fitojë prej tyre.

● Funksioni i pushtetit të katërt është nxitja dhe formimi i mendimit kritik-publik dhe qytetar.
AKG e ka korruptuar këtë funksion të pushtetit të katërt në masën që mendimin kritik dhe objektiv e ka zëvendësuar me ndjenjat subjektive, konceptet me emocionet, dhe gjykimet logjikë me paralogiizmat e ministrive dhe ministrave të vet, kur gjuhën e komunikimit të arsyeshëm e ka zëvendësuar me të urrejtjes iracionale, kur fjalën e përdor si armë kundër kujtdo që i kundërvihet korruptimit të pushtetit të katërt.
Sa për ilustrim: ka mbi katër vite që pushteti i katërt më lufton mua si qytetar, një pushtet kundër individi, me mjetin që disponon: gjuhën emocionale, të urrjetjes, derisa nxiti qytetarët kundër qytetarëve, qytetarin që më kërcënon me plumb mua si qytetar! Sipas tyre qëndron pohimi se qytetari (unë) po e linçon pushtetin! Sigurisht, historia ka parë raste të linçmit të individit nga pushteti, por të pushtetit nga individi?!
Është dyshim i bazuar i imi se ai pushtet ka ndërhyrë për heqjen nga media sociale të alarmit tim publik për atë kërcënim publik, rezultat i fushatës sistematike të pushtetit të katërt kundër meje. Është e arsyeshme të dyshojë se atë kërcënim e ka fshirë ndonjë prej ministrave të tij, sepse vetë mund të ketë qenë autori i kërcënimit me profil të rremë. Por sado që i fshirë, e kam të dokumentuar para saj dhe ekspertiza mund të gjej gjurmët në rast të një procesi gjyqësor.
(Raste si i imi mund të ketë shumë, por nuk i lejova vetes të shkruaj për ta).

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *