Lajme

Përfundon kontrata me bashkinë, kriza e mbledhjes së mbetjeve prek Elbasanin

Kriza e mbledhjes se mbeturinave urbane ka prekur prej disa ditësh edhe qytetin e Elbasanit. Këtë fakt e vërtetojnë më së miri koshat e mbeturinave plot dhe plehrat e pa mbledhura për disa ditë me radhë thuajse në të gjitha rrugët e qytetit.

Kjo situatë ka ardhur si pasojë e përfundimit të kontratës së firmës që kishte fituar tenderin e mbledhjes së mbeturinave urbane në Bashkinë e Elbasanit.

Lexo më shumë  Komandanti i dyshuar për masakrën e Reçakut dhe vrasjen e vëllezërve Bytyçi “mbron” Vuçiqin nga studentët

Sipas punonjësve të kësaj firme, ata kanë ndaluar punën që në datën 24 nëntor, ndërsa më shumë se 300 punonjës janë hedhur në rrugë.

Përballë kësaj situate bashkia ka nisur me punonjësit e saj të mbledhë mbeturinat e shumta në qytet me mjete aspak të përshtatshme për këtë shërbim.

Ndërsa drejtori i drejtorisë së shërbimeve në bashkinë e Elbasanit, kërkon mirëkuptimin e qytetareve dhe shpreson në zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës së krijuar.

Lexo më shumë  Shefi i NATO-s, Rutte: Ajo që ndodhi në BeH dhe Kosovë, nuk duhet të ndodhë më kurrë

Ndërkohë ende nuk ka ndonjë arsye se përse nuk është përzgjedhur ndonjë firme tjetër, edhe pse burimet pranë bashkisë së Elbasanit konfirmojnë që tenderi është hapur, por pa sqaruar se çfarë po ndodh më tej.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *