Serbia nuk e lejon ekipin e hendbollit “Besa” të kalojë tranzit për në Rumani
Kampiones në fuqi të Kosovës në hendboll, Besa Famgasit, nuk i është lejuar kalimi i tranzitit nga Serbia në Rumani.
Skuadra nuk është lejuar ta kalojë kufirin mes Serbisë dhe Rumanisë, të premten. Besa do ta zhvillojë të dielën ndeshjen e kthimit ndaj ekipit nga Rumani, Potaissa Turda në kuadër të rrethit të tretë të Kupës EHF.
Skuadra pejane e ka fituar ndeshjen e parë vikendin e shkuar, me rezultatin 30:28.
Në Federatën e Hendbollit të Kosovës (FHK), kanë reaguar për moslejimin e Besës që të futet nga territori i Serbisë në Rumani.
Madje, FHK-ja ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Federatës Evropiane të Hendbollit duke kërkuar llogari për pengesat që i janë bërë Besës drejt udhëtimit në Rumani.
Rruga Press

