Lajme

90% e sondazhit mbi “non gratat”, kërkojnë hetime nga prokuroria

Ish-kryeministri Sali Berisha është politikani i fundit shqiptar që u shpall non grata nga Departamenti i Shtetit, në maj të vitit të kaluar.

Në këtë listë para tij janë përfshirë ish-deputeti Tom Doshi, ish-kryebashkiaku i Durrësit dhe Vangjush dhe ish kryeprokurori Adriatik Llalla, të tre me akuzën e korrupsionit madhor.

Organet hetimore në vend duken si të distancuara nga këto raste, ndërsa qytetarët në masë kërkojë rol aktiv. Instituti i Studimeve Politike ka bërë një sondazh të detajuar për listën e zezë amerikane dhe dekriminalizimin, nga i cili rezulton që 90 për qind të të pyeturve besojnë se prokuroria duhet të hetojë këta politikanë.

Lexo më shumë  47 miliard lekë oligarkëve për 10 ditë. Qeveria Rama hap thesin zgjedhor

Afrim Krasniqi nga Instituti i Studimeve Politike thekson se nuk është vetëm prokuroria por edhe partitë dhe KQZ që duhet të reagojnë nga këto individë.

Edhe për rastin e politikanëve që i kap dekriminalizimi qytetarët shprehen se duhet të ketë qëndrime të forta nga institucionet. Sipas gjetjeve të sondazhit, në masën e 73% të qytetarëve besojnë se kur një deputet humbet mandatin për shkak të dekriminalizimit, partia politike nuk duhet ta zëvendësojë, por të penalizohet me humbjen e mandatit gjatë gjithë legjislaturës, 17% ndajnë opinion të kundërt.

Lexo më shumë  Osmani takoi ambasadorin turk, i kërkoi mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

90% besojnë se çdo politikan nën hetim për krim dhe korrupsion duhet të pezullojë funksionet politike në parti, deri në vendimin final të gjykatës.

Sakaq, për pastrimin e politikës nga të inkriminuarit, qytetarët besojnë më shumë tek ambasadat, posaçërisht ajo amerikane, se sa tek institucionet e vendit, që i bëjnë përgjegjëse për këto individë. Konkretisht, sipas sondazhit, 97% bëjnë përgjegjës partitë për kandidatët e inkriminuar, 83% Prokurorinë, 72% zgjedhësit dhe në masën 38% KQZ./abc/

Rruga Press

YouTube player