Lajme

9 deputetë të PD-së kërkojnë interpelancë dhe mocion për rritjen e çmimeve

9 deputetë të Partisë Demokratike, që njihen si mbështetës të ish-kryeministrit Berisha, kanë bërë kërkesë për mbajtjen e një interpelance parlamentare për rritjen e çmimeve.

Kërkesa është firmosur nga Edi Paloka, Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe 6 deputetë të tjerë dhe kërkohet të diskutohet mbi paketën e masave, rezervat e shtetit dhe rezervat e naftës në veçanti.

Në kërkesën me numër protokolli 1090, thuhet që interpelanca urgjente të mbahet sipas nenit 97 të rregullores së Kuvendit.

Lexo më shumë  Kurti për moscertifikimin e Listës Serbe: Askush s’ka mundur të presë qëndrim ndryshe prej VV-së

Pak orë më pas, kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka depozituar një kërkesë për mocion, me numër protokolli 1097.

Në kërkesën e grupit të PD, thuhet se duhet shqyrtuar me urgjencë marrja e masave dhe ndaj sipas nenit 98 të rregullores, kërkohet mocion për debat dhe në përfundim, mund të propozohet miratimin i masave të veçanta.

Rritja e çmimeve, sidomos e çmimit të naftës, ka sjellë protesta të vazhdueshme në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit. Sot në orën 17:00 pritet të mbahet dita e 7-të e protestës para Kryeministrisë.

Lexo më shumë  Tigra dhe luanë, trendi i bosëve të krimit shqiptar po infekton Ballkanin

Kryeministri Rama ka marrë disa masa përfshirë indeksimin e pensioneve, naftë pa taksa për fermerët, ulje taksash për pagat si dhe kompensim të rritjes së çmimit për produktet e shportës.

Për shkak të protestave, qeveria u detyrua që të krijonte bord për karburantin, që përcakton periodikisht çmimin e naftës, ku nga 260 lekë për litër që ishte kur nisën protestat, sot nafta shitet me 211 lekë për litër.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *