Lajme

80 mijë litra naftë kontrabandë, arrestohen mekaniku dhe kapiteni i peshkarexhës

Policia e Durrësit ka arrestuar kapitenin dhe mekanikun e një peshkarexhe, që akuzohen për kontrabandimin e një sasie prej 80 mijë litrash naftë.

Në pranga kanë rënë shtetasit Flamur Aliu dhe Nuri Xheka, ndërkohë që mbetet ende në kërkim administratori i anijes peshkarexhë.

Nga veprimet hetimore të kryera, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, Policinë Kufitare, Degën Doganore Durrës, Antikontrabandën Detare dhe FSPD Port Durrës, rezultoi se këta 2 shtetas, së bashku me shtetasin në kërkim A. M. (administrator i peshkarexhës), kishin dalë në det, pa njoftuar kapitenerinë dhe Policinë Kufitare, me qëllim marrjen e një sasie prej rreth 80.000 litrash naftë dhe futjen e saj kontrabandë. Mësohet se nafta ishte blerë në Itali, dhe shtetasit e lartpërmendur kanë shmangur detyrimet doganore në shtetin shqiptar.

Lexo më shumë  Murati publikon grafikun për kontratat 'njëburimore' ndër vite: Numri i kontratave njëburimore në mandatin tonë është përgjysmuar

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *