Bota

8 viktima nga stuhia “Eunice” në Europë

Stuhia “Eunice” që përfshiu të premten pjesën veriore të Evropës dhe Britaninë e Madhe, ka shkaktuar të paktën 8 të vdekur.

Sipas të dhënave të fundit në Mbretërinë e Bashkuar janë regjistruar tre nga viktimat, ndërsa pjesa tjetër në vende të ndryshme të kontinentit të vjetër.

“Eunice” mbërriti fillimisht në Francë, duke shkaktuar valë të mëdha në brigjet e Normandisë. Pesë rajone franceze janë vendosur në paralajmërimin portokalli që prej mëngjesit.

Lexo më shumë  ‘Dexit’? E djathta ekstreme, AfD do që Gjermania të dalë nga BE

Shumë shërbime hekurudhore janë pezulluar dhe njerëzve u është bërë thirrje të qëndrojnë në shtëpi dhe të sigurojnë objektet në oborret e tyre, që të mos i marrë era.

Në Turnai të Belgjikës erërat rrëzuan një vinç mbi një spital, duke dëmtuar godinën. Për fat të mirë askush nuk mbeti i lënduar.

Kompania hekurudhore belge njoftoi gjithashtu se shërbimet hekurudhore në rajonin Flanders do të pezulloheshin deri në një urdhër të dytë.

Lexo më shumë  ‘Dexit’? E djathta ekstreme, AfD do që Gjermania të dalë nga BE

Pavarësisht se stuhia “Eunice” goditi brigjet e Holandës, jo pak persona u mblodhën në plazhin e Hagës. Erërat e forta shkulën çatinë e një stadiumi, si dhe ato të disa shtëpive.

Ndërsa në Irlandë një person që po punonte me kolegët e tij për të hapur rrugët nga pemët e rrëzuara humbi jetën. Incidenti po hetohet nga autoritetet e posaçme.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *