Shëndetësi

8 gota ujë në ditë na sigurojnë një zemër të shëndetshme për dekada mirë

Konsumimi i 8 gotave ujë në ditë, është një rekomandim i vjetër, që sipas mjekëve garanton shëndetin e gjithë trupin tuaj. Por tani, një studim i ri zbulon se pirja e sasie të mjaftueshme ujit, parandalon jo vetëm dehidratimin e trupit, por gjithashtu mund të garantojë shëndetin e zëmrës deri disa dekada më vonë.

“Studimi ynë, sugjeron se ruajtja e një hidratimi të mirë, mund të parandalojë ose të paktën të ngadalësojë ndryshimet brenda zemrës, të cilat mund të çojnë pastaj në probleme të rënda që shkaktojnë atak apo arrest kardiak”- thotë autorja e studimit dr.Natalia Dmitrieva nga Instituti Kombëtar i Zemrës, Mushkërive dhe Gjakut, pjesë e Instituteve Kombëtare të Shëndetit në Francë.

“Të dhënat tregojnë se ne duhet t’i kushtojmë vëmendje sasisë së lëngjeve që konsumojmë çdo ditë, dhe të ndërmarrim veprime nëse zbulojmë se pimë shumë pak”- thotë ajo. Ekspertët rekomandojnë që gratë të pinë 6-8 gota ujë çdo ditë.

Për meshkujt, shifra është 8-12 gota në ditë. Përkundër kësaj këshille, sondazhet zbulojnë se shumë njerëz nuk janë as afër kësaj norme. Autorët e studimit, shtojnë se analiza e nivelit të sodiumit në gjak, u siguron shkencëtarëve një njësi matëse të saktë, se sa i hidratuar është në të vërtetë një person.

Kur njerëzit pinë më pak ujë, përqendrimi i sodiumit në trupat e tyre rritet. Trupi i njeriut reagon ndaj kësaj, duke u përpjekur ta ruajë ujin, dhe duke shkaktuar procese biologjike të cilat shkaktojnë probleme serioze tek zemra.

“Është e natyrshme të mendohet se niveli i hidratimit dhe i sodiumit ndryshojnë çdo ditë, në varësi të sasisë së ujit që pimë në ditë. Gjithsesi, përqendrimi i sodiumit mbetet brenda një kufiri të ngushtë për periudha të gjata, gjë që ka të ngjarë të lidhet me konsumin e zakonshëm të lëngjeve”-shpjegon dr.Dmitrieva.

Studiuesit ekzaminuan nivelet e sodiumit tek 15.792 të rritur,në kuadër të Studimi të Rrezikut të Atherosklerozës në Komunitete (ARIC). Të gjithë pjesëmarrësit ishin midis 44-66 vjeç në fillim, dhe u vlerësuan 5 herë gjatë 25 viteve të ardhshme.

Autorët e studimit regjistruan gjurmët e hidratimit të secilit person dhe trashjen e mureve të barkushes së majtë të zemrës, që është dhoma kryesore e pompimit. Ky lloj trashjeje (ose hipertrofi e ventrikulit të majtë), është një pararendës i zakonshëm i dështimit të funksionimit të zemrës.

Ekipi e ndau grupin në katër kategori, bazuar në përqendrimet e tyre mesatare të sodiumit në fillim të studimit. Ato lexime shkonin midis 135-139.5, 140-114.5, 142-143.5 dhe 144-146 mmol/l. Duke përdorur këto matje, studiuesit analizuan numrin e pjesëmarrësve që patën probleme me zemrës dhe hipertrofi të ventrikulit të majtë deri në vitin e 25-të të studimit.

Studimi zbuloi përqendrim më të lartë të sodiumit gjatë moshës së mesme, dhe kjo tregon një lidhje me dështimin e funksionimit të zemrës dhe hipertrofinë e ventrikulit të majtë më vonë gjatë jetës.

Të dhëna mbetën konstante edhe pas marrjes parasysh të faktorëve të tillë si mosha, presioni

i gjakut, shëndeti i veshkave, kolesteroli, glukoza në gjak, indeksi i masës trupore (IBM), gjinia dhe zakonet e pirjes së duhanit.

Për më tepër, studiuesit zbuluan se çdo rritje prej 1 mmol/l në përqendrimin e sodiumit,rrit me 1.2 për qind mundësinë për të zhvilluar hipertrofi të ventrikulit të majtë, dhe me 1.11 për qind shanset për të vuajtur nga problemet me zemrën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *