BallinaLajme

78 vjet nga Konferenca e Bujanit në Malësinë e Tropojës e cila thërriste për të drejtën e vetëvendosjes së shqiptarëve

Konferenca e Bujanit ka filluar më 31 dhjetor 1943 dhe ka  përfunduar  më 2 janar të vitit 1944. Aty është nënshkruar një Rezolutë, ku Kosovës i njihet e drejta e vetëvendosjes deri në shkëputje dhe realizimi i dëshirës së popullit shqiptar të Kosovës për bashkim me Shqipërinë. Konferenca e Bujanit është mbajtur si rikonfirmim i rrethanave të reja të krijuara pas Mbledhjes së Mukjes, si dhe rezultat i mos përfshirjes së Kosovës dhe viseve tjera shqiptare nën sundimin e ish Mbretërisë SKS. Konferenca e Bujanit u mbajt pikërisht për t’i kundërshtuar vendimet e Mbledhjes së II të AVNOJ-it në Jajcë, në nëntor të vitit 1943 dhe mos përfshirjes së Kosovës si subjekt i pavarur, e cila  deri atëherë ishte përfaqësuar përmes Malit të Zi. Bujani i Malësisë së Tropojës ishte zgjedhur si një vend pritje të  përfaqësuesve të dy kombësive, shqiptarëve dhe serbëve që kërkonin një marrëveshje për parandalimin e konflikteve të mëtejshme ndëretnike. Mbledhja e Konferencës u mbajt në kullën e Sali Manit, Bajraktarit të Krasniqes, që ndodhej pranë bazës së Shtabit Kryesor të UNÇ të Kosovës dhe të Komitetit Krahinor për Kosovë e Rrafshi i Dukagjinit, ku morën pjesë 49 delegatë që përfaqësonin të gjitha viset dhe shtresat shoqërore të Kosovës.

Lexo më shumë  Të paktën 32 persona janë nxjerrë në breg pasi një anije cisternë shpërtheu, pas përplasjes me një anije mallrash në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar

Rruga Press

YouTube player