74 të vdekur dhe mbi 22 mijë raste të reja me Covid-19 brenda dy ditëve në Zvicër
Në 24 orët e fundit, 11 mijë e 70 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (FOPH) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, raporton Blick.ch transmeton Bota sot.
Numri i testimeve të kryera është 75 mijë e 335. BAG raporton gjithashtu 33 vdekje të reja si pasojë e CoVID-19. 149 persona të tjerë u shtruan në spital.
Kurse, të mërkurën 11 mijë 167 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (FOPH) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit.
BAG raportoi 41 vdekje të reja si pasojë e CoVID-19 të mërkuerën. 220 persona të tjerë u shtruan në spital.
Rruga Press