Lajme

72 vjet nga vdekja e Mit’hat Frashërit/ AQSH publikon dokumentet e rralla

72 vite më parë, më 3 tetor 1949 ndërroi jetë Mit-hat Frashëri, publicist, shkrimtar, përkthyes, albanolog, diplomat, veprimtar i çështjes kombëtare dhe kryetar i Ballit Kombëtar.

Në këtë përvjetor të ndarjes nga jeta Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave solli për publikun disa dokumente dhe foto që ruhen në AQSH.

Fotografia e Mid’hat Frashërit dhe është certifikata personale dhe pasaporta diplomatike e tij, ruhen në AQSH.

Lindi në Janinë më 25 mars 1880. Ishte i biri i Abdyl Frashërit dhe nipi i Sami dhe NaimFrashërit. Pas mbarimit të shkollës, deri në vitin 1905, punoi në administratën turke dhe më pas kaloi në Selanik, në administratën shtetërore. Ka qenë pjesëtar i klubit të Selanikut. Ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit, i njohur ndryshe edhe me emrin kongresi i alfabetit, më 14 nëntor-22 nëntor 1908. Mit’hat Bej Frashëri u zgjodh kryetar i kongresit dhe nënkryetar i komisionit të hartimit të alfabetit (kryetar i komisionit ishte At Gjergj Fishta). Më 1 janar 1909, në revistën “Diturija”, botoi një fotografi të delegatëve në kongresin e Manastirit, ku ka dhënë imtësisht shpjegime për secilin prej tyre, madje ka sqaruar edhe për ata që nuk dolën në fotografi, ku mungojnë Hilë Mosi (delegat i Shkodrës), G.Cilika (delegat i Korçës), Hafëz Ibrahimi dhe Emin Beu (delegatë të Shkupit), Rauf beu (Fico, delegat i Gjirokastrës-H.L.) dhe Selaheddin beu (nga Prizreni, delegat i Manastirit). Në nëntor të vitit 1944 largohet nga Shqipëria dhe të vendoset në Itali. Mit’hati nisi të merrej me krijimtari letrare që prej vitit 1897 dhe filloi të botonte “Kalendarin Kombiar”, të cilin e botoi pa ndërprerje deri në vitin 1928. Më 1901, botoi biografinë e parë kushtuar Naim Frashërit. Në shkrimet publicistike ai përdori pseudonimet LumoSkëndo dhe Mali Kokojka, ndërsa në botimet e ndryshme përdori pseudonimin Ismail Malosmani. Në vitin 1926 hapi në Tiranë librarinë e tij personale “Lumo Skëndo”. Një vit më pas, më 1927, filloi të botojë në Tiranë, revistën “Diturija”. Në 4 prill 1929, Mit’hat Frashëri, në testamentin e tij i lë shtetit shqiptar pasurinë e vet, të tundshme dhe të patundshme me qëllim krijimin e një instituti albanologjik në Tiranë, i cili do të merrej me studime në fushën e historisë së Shqipërisë.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Mit’hat Frashëri ndërroi jetë 71 vite më parë gjatë një udhëtimi për në Nju Jork, SHBA, ai vdes si pasojë e një ataku kardiak në New York më 3 tetor 1949.

Në 4 prill 1929 Mit’hat Frasheri në testamentin e tij do të shkruante:

“Çë kam pasuri të tundshme ose të patundshme, libra, mobilla, karta, plaçka etj. i lë për krijimin’ e një “INSTITUT ALBANOLOGJIE” që të jetë një qëndër e studimevet shqipëtare, të mprojë, të shvillojë, të qendrësojë dhe të udhëheqnjë studimetë që përkasin Shqipërinë dhe Shqipëtarëtë”.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *