KryesoreLajme

700kg mandarina të kontaminuara shpërndahen në Tiranë. “Dorëzohet” AKU, produkti nuk ka origjinë

Një kontroll rutinë i AKU-së në tregun e Tiranës ka zbuluar se mandarina të mbushura me pesticide kanë përfunduar pa pengesë në tryezat e qytetarëve, duke konfirmuar edhe një herë situatën alarmante të sigurisë ushqimore.

Analizat e ISUV-it kanë konfirmuar tek mandarinat praninë mbi normë të insekticidit Pirimiphos-methyl, një substancë që teorikisht mbron frutat, por praktikisht godet drejtpërdrejt shëndetin e konsumatorëve.

Burime për “Ora News” bënë me dije se sapo u zbuluan rezultatet, u urdhërua tërheqja e menjëhershme e produktit.

Lexo më shumë  Kurti mori pjesë në takimet rajonale të Njësive për Inteligjencë Financiare

Por këtu nis edhe absurdi.

Në kërkesën zyrtare që televizioni “Ora News”  i drejtoi AKU-së, institucioni pranon se mandarinat janë prodhim vendas, por askush nuk di të thotë nga kush janë blerë.

Furnizuesi nuk ka paraqitur faturë, nuk ka dokument origjine dhe si për ta mbyllur rrethin,sistemi i gjurmueshmërisë rezulton i munguar. Për pasojë, AKU gjobit subjektin, por mbetet pa asnjë pistë për burimin e produktit.

Lexo më shumë  Ndërrimi i pushtetit në veri - Flamujt e fotografia e presidentes në sallat e kuvendeve

Në treg kanë qarkulluar 700 kilogramë mandarina të kontaminuara. Nga këto, 660 kg janë konsumuar nga qytetarët përpara se të binte alarmi, ndërsa vetëm 40 kg janë bllokuar nga inspektoret. Produkti i rrezikshëm është shpërndarë vetëm në tregun e Tiranës.

Kjo situatë që ngre pikëpyetje të mëdha: si është e mundur të hyjë në qarkullim një sasi kaq e madhe produkti pa asnjë dokument, edhe pse mekanizmi i gjurmueshmërisë  është detyrim ligjor.

Rruga Press

YouTube player