7 qytetet nënujore më mahnitëse në botë
Gjatë historisë, vende si Aleksandria kanë përfunduar nën ujë. Shumica e tyre u përmbytën si rezultat i ndërtimit të rezervuarëve. Këto janë shtatë vendet mahnitëse që ia vlen t’i vizitoni.
Shicheng, Kinë
Nën ujërat e Liqenit Qiandao në Kinë, ka rrënoja të qyteteve që dikur ishin pjesë e dy rajoneve të quajtura Chun’an dhe Sui’an. Qytetet u zhytën në 1957, kur qeveria në atë kohë vendosi të ndërtojë një hidrocentral, sipas National Geographic.
Kalyazin, Rusi
Në vitin 1940, pjesa më e madhe e qytetit u zhyt për shkak të ndërtimit të rezervuarit të lglich dhe popullsia e tij u zhvendos në terrene më të larta.
Sant Romà de Sau, Spanjë
Në rajonin Osona të Katalonjës, ekziston një fshat i quajtur San Romà de Sau i cili është zhytur plotësisht nën ujë. Fshati kishte shtëpi, një urë dhe një kishë romane. Gjatë thatësirave, mund të vizitoni të gjitha rrënojat pasi janë ekspozuar plotësisht kur nuk ka ujë të pranishëm.
Mediano, Spanjë
Në Huesca, Spanjë, ka një fshat që u përmbyt për shkak të ndërtimit të një rezervuari. Sot ende mund të shihen disa nga ndërtesat pak mbi sipërfaqen e ujit. Të gjitha ndërtesat u zhdukën nën ujë, përveç kullës së kishës së shekullit të 17-të të fshatit, e cila është ende e dukshme.
Port Royal, Xhamajka
Si një nga rajonet më të vjetra të Xhamajkës, vendi e konsideron portin si pjesë të trashëgimisë së tij – por është pjesërisht i zhytur nën det. Port Royal ishte një vend i preferuar në mesin e piratëve dhe u bë i njohur si “qyteti më i lig në tokë” dhe “Sodoma e Botës së Re”.
Fshatrat e Humbur të Ontario, Kanada
“Fshatrat e Humbur” përfshijnë gjithsej 10 qytete kanadeze. Të gjitha këto qytete ishin ish-komuna të Cornwall dhe Osnabruck në Ontario. Sot ka ende trotuare dhe ndërtesa që janë të dukshme nga disa zona mbi sipërfaqen e ujit.
Pavlopetri, Greqi
Pavlopetri mendohet të jetë qyteti më i vjetër nënujor në histori. I vendosur në bregdetin jugor të Lakonisë, përmbytja e qytetit thuhet se ka ndodhur rreth 5,000 vjet më parë. Ka qenë një vend arkeologjik që kur u zbulua në 1967.