7 muaj protestë/ Banorët e Bërxullës: Sot na premtuan se pronat do të certifikohen
Banorët e Bërxullës kanë zhvilluar një komunikim për mediat pas një takimit të zhvilluar në Kadastër, me drejtorin.
Kryeplaku i fshatit Bërxullë, Muharrem Koni theksoi se pas 7 muajsh protestë, banorëve iu premtua nga Hipoteka se banesat dhe pronat do të certifikohen.
“Folëm për problematikat që hasen, dolëm në përfundimin se t gjithë banorët që kanë bërë aplikim për banesat dhe pronat do të certifikohen edhe ato që nuk kanë bërë aplikimin, janë brenda kohës për të bërë aplikimet dhe certifikuar pronat. Pas 7 muajsh tashmë kemi gjetur një zgjidhje, pasi do të kenë pronat e certifikuara dhe banesat e certifikuara. Tani se çfarë bëhet me gjurmën e rrugës dhe pjesës tjetër, i takon atyre. Nga ana e Hipotekës jam i kënaqur nga ajo çfarë u premtuar”, tha ai.
Banorët e Bërxullës kanë protestuar prej gati 7 muajsh për projektin Thumanë-Kashar, ku pritet që të prishen me dhjetëra banesa.
Ata kanë hedhur akuza ndaj qeverisë por edhe firmës që ka marrë projektin “Gener 2”, se nuk janë treguar transparentë teksa kane kerkuar qe te dëmshpërblehen me çmimin e tregut.
Megjithatë pas disa muajve ata duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët.
Rruga Press