Lajme

“7 mln euro u vodhën nga incineratorët”

Pas arrestimit të ish ministrit Lefter Koka në 14 dhjetor prokuroria nuk ka dhënë asnjë informacion sa i përket hetimit të incineratorëve.

E vetmja deklaratë është ajo e kreut të spak që deklaroi se hetimet në koncesionin e landillit në Tiranë dhe në Fier janë në përfundim. Pas kësaj gjithçka e ka përfshirë një tis heshtjeje.

LSI duket se ka vendosur të thuej mjegullën duke ofruar një panoramë mbi lëvizjen e parave.

Lexo më shumë  Drejtoresha që e lidh bandën e Suel Çelës drejtpërdrejt me Ramën

Janë plot 6 milionë e 900 mijë euro që kanë kaluar në llogaritë bankare të kompanive të dyshuara se janë krijuar për pastrimin e parave. Pra koncesioni ua kalon fondet në bank me argumentin se kanë kontratë për shërbime të caktuara. Edhe pse punimet nuk kryhen koncesioni u paguan paratë. Dyshimet janë se më pas fondet kalojnë te politikanë të ndryshëm apo familjarë të tyre.

Në tabelat e publikuara nga Monika Kryemadhi të njëjtët emra shfaqen në të tre koncesione në Fier, Elbasan dhe në landfillin e Tiranës.

Ndaj LSI ngre pyetje nëse me këto argument u sekuestrua incinerator i Elbasanit përse nuk veprohet dhe për Tiranën?

Kujtojmë se prej mesit të dhjetorit 2021 janë në kërkim aksionerët e incineratorit Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, të dyshuar, për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”./ora/

Rruga Press

YouTube player