6 oligarkë rusë “vetëvriten” që nga fillimi i luftës, misteri që fshihet pas
6 biznesmenë rusë janë vetëvrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Katër miliarderë dhe dy drejtues të gjigantit shtetëror të gazit dhe naftës Gazprom kanë vdekur që kur trupat ruse filluan të përgatiteshin për të pushtuar fqinjin e tyre në fund të janarit, sipas Daily Mail.
Biznesmenët janë Mikhail Watford, një manjat i lindur në Ukrainë, u tha miqve se kishte frikë pasi ishte përfshirë në listën e zezë të Putinit për vite me radhë. 66-vjeçari u gjet i varur në rezidencën e tij prej 18 milionë funtesh në Surrey muajin e kaluar në atë që autoritetet thanë se ishte një vdekje e ‘pashpjegueshme’.
Një nga fqinjët tha gjithashtu se “Misha” ishte mik me oligarkun rus Boris Berezovsky, i cili u gjet i varur në shtëpinë e tij në Ascot, Berkshire, në vitin 2013. Watford ishte i bindur se Berezovsky ishte vrarë nga një agjenci e inteligjencës.
Fqinji shtoi: “E kam të vështirë të besoj se Misha është vetëvrarë.
Vala e dyshimtë e vrasjeve filloi më 30 janar kur burokrati i Gazprom Leo Shulman u gjet i varur në shtëpinë e tij pranë Shën Petersburgut. Shulman ishte kreu i gjigantit të naftës Gazprom Invest.
Më pak se një muaj pas vdekjes së Shulman, zëvendësdrejtori i Gazprom Alexander Tyulakov u gjet i varur në të njëjtin kompleks banesash në Shën Petersburg.
Tre ditë më vonë Mikhail Watford u gjet i vdekur dhe tre javë pas kësaj, manjati i furnizimeve mjekësore Vasily Melnikov u gjet i vdekur së bashku me gruan dhe fëmijët e tij. Pronari i MedCom, 43 vjeç, mendohet se ka vrarë gruan e tij, 41 vjeç dhe dy fëmijët e moshës 10-të dhe 4 vjeç përpara se të vriste veten.
Më 18 prill, nënkryetari i Gazprombank Vladislav Avayev u gjet i vdekur me gruan dhe vajzën e tij në apartamentin e tyre në Moskë. Ai besohet se qëlloi dhe vrau familjen e tij përpara se të vriste veten. Sipas raporteve, ai kishte torturuar gruan e tij për orë të tëra.
Por ish-kolegu i Avayev, Igor Volobuev tha se skena e vetëvrasjes ishte e inskenuar. Gjithashtu, miliarderi Sergey Protosenya u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Spanjë me gruan dhe vajzën e tij, të vrarë me sëpatë.
Sipas autoriteteve spanjolle, Protosenya, 55 vjeç, e ekzekutoi çiftin përpara se të vriste veten, ndërsa familja po festonte Pashkët në Costa Brava gjatë javës së kaluar. Por djali i Protosenya, Fedor, 22 vjeç, tha se babai i tij nuk do bëntë kurrë diçka të tillë.
Protosenya nuk la një letër vetëvrasjeje dhe nuk u gjetën gjurmë gishtash në armët që u përdorën një sëpatë dhe një thikë.
Në trupin e tij nuk kishte njolla gjaku.
Rruga Press