Lajme

53 milionëshi shtesë për Bechtel & Enka-n, sot pritet të mbahet seanca ndaj Pal Lekajt dhe të tjerëve

Sot në Departamentin e Krimeve të Rënda, Gjykata Themelore në Prishtinë pritet të mbahet seanca fillestare në rastin e “53 milionë eurove” (të ndara shtesë për “Bechtel & Enka”), ku të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare janë Pal Lekaj, Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri.

Më 20 prill ishte mbajtur seanca fillestare në rastin e 53 milionëshit, por që ishte ndërprerë pasi ish ministri Pal Lekaj kishte deklaruar se nuk është pajisur me aktakuzë.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 4 shkurt 2021 kishte ngritur aktakuzë ndaj Pal Lekajt, Eset Berishës dhe Nebih Shatrit.

Më 19 shkurt, PSRK njoftoi se lidhur me këtë rast është ngritur aktakuzë edhe ndaj Besim Tahirit.

Sipas aktakuzës së ngritur më 4 shkurt 2022 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, më 27 shtator 2017, Pal Lekaj, në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI) dhe si kryesues i Komitetit Ndërministror (KDNM) dhe Nebih Shatri, si sekretar i Përgjithshëm në këtë ministri, në bashkëveprim dhe me dashje edhe me të pandehurin Besim Tahiri – drejtor i Prokurimit Publik në MI, i cili tani për tani është i paqasshëm për prokurorinë, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, i kanë tejkaluar kompetencat dhe nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare, me qëllim që t’i shkaktojnë dëm buxhetit të Republikës së Kosovës në dobi të personit tjetër.

Në aktin akuzues thuhet se të njëjtit, në kundërshtim me Ligjin për Prokurim Publik 04/ L- 042, Statutin dhe Kodin e Sjelljes së KDNM-së dhe me kushtet e kontratës së 1 korrikut 2014, kanë nënshkruar marrëveshje në emër të MI-së si punëdhënës në njërën anë dhe ndërmarrjes së përbashkët “Bechtel & Enka” si kontraktor në anën tjetër, për shtyrjen e afatit të përfundimit të punimeve edhe për 347 ditë dhe atë nga 18 janari 2018 siç ishte e përcaktuar në kontratën bazë, deri më 31 dhjetor 2018, duke mos e përcaktuar koston financiare.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Ky veprim, sipas prokurorisë i ka lënë hapur mundësinë “Bechtel & Enka” që më 27 nëntor 2017 të paraqes pranë punëdhënësit kërkesën për pagesën e shumës shtesë në vlerë prej 63 milionë euro, në emër të zgjatjes së afatit të përfundimit të punimeve, e cila kërkesë më pas ka zbritur në vlerën prej 53 milionë e 100 mijë euro.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *