Lajme

“53 milionë euro gjoba e fundit për Shqipërinë”, Berisha bën denoncimin e fortë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një tjetër gjyq të humbur nga Shqipëria në Gjykatat Ndërkombëtare.

Me anë të një postimi në Facebook, ai thotë se kompania Aktor fitoi Apelin ne Paris, duke i marrë shtetit shqiptar një shumë prej 53 milionë eurosh.

Më këtë gjobë thotë Sali Berisha arrin në 430 milion euro vetëm borxhi nga gjobat e arbitrazheve kundër qeverise Rama.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Postimi i Berishës:

53 milion euro gjoba e fundit per Shqiperine!

Kompania Aktor fiton Apelin ne Paris dhe gjobit edhe 53 milion euro qeverine shqiptare!

Arrine ne 430 milion euro vetem borxhi nga gjobat e arbitrazheve kunder qeverise Rama. Me kete vendim te formes se prere borxhi i Shqiperise ndaj kompanive te huaja arrine ne 420 milion euro. Nje seri procesesh gjyqesore nderkombetare kunder vendimeve banditeske te qeverise shqiptare ndaj kompanive te huaja jane ne zhvillim.

Pershendetje dr mer nje lajm: dje ne Gjykaten e apelit, qeveria humbi shancin e fundit te rrezoje claims e AKTOR. Para dy vitesh actor fitoi ne IÇ ndaj qeverise per vleren 44 mln euro. Pasi qeveria goditi vendimin e IÇ ne gjykaten e apelit ne paris, tashme vlera qe qeveria i detyrohet Actor eshte 56 mln euro.

Tani duhet ti paguaje bashke me kamatvonesa rreth 53 mil euro.

Rruga Press

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *