50 m stil i lirë, Merizaj e treta në baterinë kualifikuese, jashtë gjysmëfinaleve
Nikol Merizaj, një prej dy sportistëve që përfaqësojnë Shqipërinë në garat e notit në Lojërat Olimpike, u eliminua prej konkurrimit në bateritë e disiplinës 50 metra stil i lirë.
Notarja kuqezi u rendit e treta në baterinë e gjashtë kualifikuese, me kohën 26 sekonda e 21 të qindtat.
Megjithë pozicionimin e mirë mes rivalëve të saj, paraqitja e 22-vjeçares nuk mjaftoi që ajo të kualifikohej në gjysmëfinale.
Rivaliteti në garën 50 metra stil i lirë për femra ishte shumë i madh dhe kjo mund të kuptohet nga fakti që gjatë kualifikueseve, australiania Emma McKeon vendosi rekord olimpik.
Rruga Press