Lajme

50 000$ për të pastruar ‘llumin’ e Veliajt, mediat sulmohen nga Serbia e Gjermania

Dosja.al, Lapsi.al, Sport Ekspress dhe Syri.net, të gjitha këto media që kanë raportuar për audion e turpshme të Veliaj kanë nisur që të sulmohen. Të jetë e gjitha rastësi?

Kostoja për të “larë” fytyrën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj është jo pak, por minimalisht 50 mijë dollarë! Duke nisur nga e hëna, pas publikimit të lajmit për audion +18, ku Veliaj shthurte gojën, në disa media në vend ka nisur një sulm i koordinuar.

Dosja.al, Lapsi.al, Sport Ekspress dhe Syri.net, të gjitha këto media që kanë raportuar për audion e turpshme të Veliaj kanë nisur që të sulmohen. Të jetë e gjitha rastësi?

Lexo më shumë  SPAK ‘zbërtheu’ bandën e Suel Çelës! Arrestohen Xhino dhe Marsel Roka, dy vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit

Eksperti i IT, Gent Progni ka bërë me dije se pjesa më e madhe e sulmeve vjen nga Serbia dhe Gjermania, nga jo pak por minimalisht 4800 IP adresa të blera, që komandohen nga 100 kompjuter të ndryshëm. Sipas Progni, kostoja është minimalisht 50 000$. Për një sulm të ngjashëm ka folur ditën e publikimit të lajmit edhe Çim Peka, teksa ishte live në emisionin e tij.

“Edhe një informacion tjetër për t’ua kursyer mijëra euro që po shpenzojnë sot. Na është sulmuar edhe serveri i Syri.net, kam edhe numrin sa janë angazhuar. Mos shpenzoni kot, kostoja është mijra euro. Keni angazhuar të paktën 80 vetë. Nuk ka ndodhur më parë. Po ndodh sot,“-tha në fjalën e tij Peka.

Lexo më shumë  Rikonstruksioni i komisariateve/ SPAK çon në gjykatë një tjetër deputet të Ramës, Plarent Ndrecën

Deri më tani nuk dihet ende se kush është dora që fshihet pas këtij sulmi kundër fjalës së lirë, por e gjitha ka nisur të hënën, ditën e publikimit të lajmit kundër Veliaj. Nuk dihet nëse është ky i fundi tai që ka ‘porositur’ sulmet ndaj mediave që kanë zgjedhur të publikojnë të vërtetën!

Rruga Press

YouTube player