‘5 Maji’, ‘Paskuqani’ dhe ‘Lapraka’ protestojnë sot para Kuvendit e Kryeministrisë
Banorët e tre lagjeve që preken nga projekti i rrugës do të zhvillojnë sot protesta para Kuvendit të Shqipërisë e para Kryeministrisë. Të gjithë ata që banojnë në “5 Maji”, Laprakë e Paskuqan pritet që të grumbullohen para Kuvendit vetëm gjysmë ore para se të nisë seanca plenare e ditës së sotme dhe para kryeministrisë. Me pankarta në duar, ata do të kërkojnë drejtësi për pronat që kanë humbur dhe për ato që pritet të humbasin në ditët në vijim. Dy ditë më parë, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka nisur mëngjesin e sotëm shembjen e banesave të tjera te lagjia ‘5 Maji’ në Tiranë. Edhe pse ishte planifikuar që puna të niste në orën 10:00, fadromat e IMT-mbërritën tre orë më herët. Që në orën 07:00, banorët e kësaj zone u grumbulluam në lagjen e tyre për të protestuar kundër shembjes së banesave të tyre, ndonëse nuk pati asnjë përplasje me punonjësit e policisë apo ato të IMT-së. Me lot në sy ata shprehen se procedurat e ndjekura nuk janë pbërë sipas ligjit e se nuk kanë marrë asnjë letër nga Këshilli Bashkiak që i lajmëron për prishjen e shtëpive. E pranishme në këtë protestë ishte edhe nënë Liza Marku të cilës tashmë nga banesa i kanë mbetur vetëm rrënojat.
Pak ditë më parë, banorët e ‘Majit’ u mblodhën në protestë në kryqëzimin e Medresesë. Protestës së tyre iu bashkuan edhe banorët e zonës së Laprakës, të cilët gjithashtu kërkojnë dëmshpërblimin për shembjen e banesave. Grumbullimi nisi nga shtëpitë e tyre të shembura dhe vijoi me një marshim, ndërsa paralajmëruan se të enjten do të dalin sërish në tubim para Kuvendit, derisa të marrin zgjidhje për problemin e tyre. kjo protest u shoqërua me përplasje me efektivët e Policisë.
Protestat e banorëve kanë nisur prej disa muajsh, por më 19 janar të këtij viti, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ndërmori aksionin për prishjen e banesave në zonën e 5 majit në Tiranë duke i hapur rrugën procesit të rindërtimit. Shembja e banesave u shoqërua me kundërshtinë e banorëve, të cilët u përplasën me efektivët e Policisë. Ndërsa në total, në këtë zonë pritet që të preken 430 në total nga projekti i rindërtimit. Ndërsa banorët pretendojnë se në të këtë zonë do të ndërtohen edhe kulla dhjetra-katëshe me njësi biznesi dhe qendra tregtare. Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK, kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë Tiranë për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera, teksa akuzojnë se në këtë zonë do të ndërtojë Anton Gjinaj alias Pashk Rapi, person me rekorde të rënda kriminale.
Banorët e të dy zonave i bën bashkë e njëjta kërkesë: dëmshpërblimi! Asnjë prej tyre nuk ka dalë kundër projekteve, por kërkojnë shpronësimin sipas rregullave, duke marrë parasysh se një pjesë e tyre kanë certifikatë pronësie, ndërsa pjesa tjetër janë në proces legalizimi në pritje të marrjes se statusit të plotë të pronësisë. Në Laprakë, për shkak të lotit të Unazës do të preken 700 shtëpi banimi, ndërsa tek “5 maji”, 430 të tilla. Mesa duket pas 2 vitesh, historia e Astirit përsëritet! Edhe pse banorët protestuan për 2 vite, sërish banesat u shembën, e sot kanë ende qindra familje të mbetura pa strehë ndërsa i vetmi dëmshpërblim që morën nga qeveria ishte bonusi i qerasë për disa vite.
Rruga Press