5 ditë protesta, Pedagogu Goci: Do zgjasin me muaj, Rama, do radikalizohet nëse është nevoja
Pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci tha se protesta nuk e ka arritur misionin e saj por ka arritur qëllimin e vetes, organizimin. Në një intervistë me gazetaren e Syri TV, Megi Fagu, Goci tha se pesë ditë protesta tregojnë që nervi dhe revolta e qytetarëve është shumë e madhe. Sipas Gocit, kryeministri Edi Rama është një superhajdut dhe i kapur nga të gjitha anët. Goci shtoi se Rama është një urgjencë kombëtare që sjell vetëm probleme. Sipas pedagogut, protesta do të zgjasin me muaj të tërë.
“Janë artikuluar disa gjëra që janë emergjente. Ka një kulm. I vetmi kulm që kemi këtu është kulmi i neverisë dhe degradimit të një njeriu që ka 10 vite që vetëm grabit dhe vjedh. Kur shoh si i flet qytetarëve, apo ministren Balluku. Edhe sikur kjo protestë mos t’ja dalë në përmbushjen e kushteve të qytetarëve, do zgjasi me muaj e muaj. Rama e ka futur vendin në një hulli. Kemi detyrë t’i japim njerëzve maksimumin. Ta çojmë këtë gjë në masivizim, në radikalizim nëse është nevoja. Mbjell probleme. Është urgjencë kombëtare, nuk e di si mund të mbështetet ai. Faktet tregojnë se vota nuk është njësi matëse, është delegjitimuar tërësisht si proces. S’mund të dalin me mijëra kur një njeri pretendon se ka shumicën. Vetëm t’i japësh zë, si mund ta fshehësh këtë. E vetmja mënyrë që realisht do kishte zbehje, mund të vinte nëse Rama do merrte ndonjë masë për të stabilizuar situatën,”- tha Goci.
Rruga Press