Lajme

5 ditë karantinë për udhëtarët shqiptarë drejt Italisë

Të gjithë ata shqiptarë që udhëtojnë drejt Italisë, duhet të karantinohen në shtetin fqinj 5 ditë, deklaroi ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

Sipas rregullores ata udhëtarë që nuk janë pjesë e BE, por janë në listën e vendeve që nuk paraqesin rrezikshmëri të lartë nga COVID ku është edhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të respektojnë mini-karantinën 5 ditë.

Lexo më shumë  Maqedonci në Shqipëri: Bashkë për një ushtri më të përgatitur dhe më të fortë

Deri më tani ishte në fuqi karantinimi 10 ditor. Shqiptarët që udhëtojnë drejt Italisë janë të detyruar të kenë me vete një tampon negativ për COVID-19 të kryer të paktën 48 orë para hyrjes në shtetin fqinj  ose një dëshmi se janë vaksinuar me një nga vaksinat e miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave, sikundër  Pfizer apo Aztrazeneca.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *