Shëndetësi

5 anëtarë të një familje humbin jetën brenda një muaji nga COVID në Itali

Një familje prej pesë anëtarësh të cilët nuk ishin vaksinuar kundër COVID, humbën jetën brenda një muaji pas infektimit me virus. Babai 80-vjeçar ndërroi jetë në fund të dhjetorit, para se të mbërrinte në spital. Gruaja e tij, 78 vjeç, dhe tre fëmijët, 55, 52 dhe 50 vdiqën brenda rreth dhjetë ditësh nga njëri-tjetri.

Mbesa 25-vjeçare e të ndjerit, u tha gazetarëve: “Jemi të pikëlluar, dhimbja jonë është shumë e madhe. Asnjë prej tyre nuk ishte vaksinuar sepse kishin frikë”.

“Kjo histori tragjike familjare është një mësim për të gjithë pasi arma e vetme kundër koronavirusit është vaksina,” tha Emanuele Casara, drejtoreshë e Spitalit Enna në Siçili.

Italia është një nga vendet më të prekura nga COVID. Vendi ka regjistruar 11,449,601 raste dhe 148,167 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Rruga Press

YouTube player