KryesoreLajme

47 miliard lekë oligarkëve për 10 ditë. Qeveria Rama hap thesin zgjedhor

Në dhjetë ditët e para të janarit 2025, nga Thesari i Shtetit janë transferuar 47.1 miliardë lekë (rreth 501 milionë USD) drejt klientëve buxhetorë. Ky nivel shpenzimesh është 15 miliardë lekë më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke ngritur pikëpyetje mbi përdorimin e fondeve në një vit zgjedhor.

Ku janë kanalizuar paratë?

•Pagesa për kontrata PPP dhe koncesionare.

•Investime në infrastrukturë si rrugë dhe projekte të tjera publike.

•Teknologji informacioni dhe likuidim TVSH për biznese.

Një pjesë e konsiderueshme e fondeve është destinuar për investime publike në projekte si:

Lexo më shumë  Arrestohen tre inspektorë të ATK-së në Pejë dhe Gjakovë, dyshohen se u morën ryshfet bizneseve

•Unaza e Madhe e Tiranës (e jashtme).

•Rruga drejt Porto Romanos.

•Rruga drejt aeroportit jo funksional të Kukësit.

•Rruga Berat-Ballaban dhe Elbasan-Qafë Thanë.

Shpenzime të përqendruara në infrastrukturë

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) kryeson listën e institucioneve buxhetore për numrin dhe vlerën e transaksioneve nga Thesari. Në vetëm 10 ditë, ARRSH ka realizuar 203 transaksione me një vlerë prej 14.35 miliardë lekësh, që përbëjnë një pjesë të madhe të shpenzimeve totale.

Viti zgjedhor dhe dyshimet mbi shpenzimet

Kjo rritje e konsiderueshme e shpenzimeve gjatë një viti zgjedhor ngre shqetësime mbi përdorimin strategjik të buxhetit për qëllime politike. Transferimi i shpejtë i fondeve, sidomos për projekte infrastrukturore, sugjeron një përpjekje për të forcuar imazhin qeveritar përpara votuesve.

Lexo më shumë  QKUK/ Kardiokirurgjia shënon numër rekord të operimeve në zemër të hapur

Ndërkohë, shpërndarja e fondeve për kontrata PPP dhe projekte të diskutueshme si rruga drejt aeroportit të Kukësit, i cili ende nuk është funksional, shton dyshimet mbi transparencën dhe prioritetet e qeverisë.

Çështje për hetim dhe analizë

•A ka lidhje rritja e shpenzimeve me strategjitë elektorale të qeverisë?

•Sa transparente janë procedurat e shpërndarjes së fondeve?

•A po shpenzohen paratë e publikut në projekte me impakt real apo për favore klienteliste?

JOQ ZBARDH NESER SECILIN PËRFITUES TË MILIARDAVE PUBLIKE NË VLERAT E DHËNA SIPAS INSTITUCIONEVE BUXHETORE./JOQ

Rruga Press

YouTube player