Lajme

449 të infektuar dhe 3 jetë të humbura nga Covid në Shqipëri

Rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë 449 qytetarë të cilët janë infektuar në 24 orët e fundit.

Ndërkaq, janë 3 qytetarë që kanë humbur jetën nga koronavirusit.

Buletini ditor i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2,789 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 449 qytetarë, në këto bashki: 164 në Tiranë, 28 në Sarandë, 24 në Fier, 22 në Durrës, 21 në Berat, 15 në Elbasan, 14 në Gjirokastër, 13 në Shkodër, Vlorë, 12 në Lushnje, 9 në Mallakastër, 8 në Kamëz, 7 në Kavajë, Delvinë, Pogradec, Gramsh, 5 në Pukë, Lezhë, Selenicë, Kuçovë, 4 në Kukës, Patos, Tepelenë, 3 në Malësi e Madhe, Himarë, Konispol, Memaliaj, Skrapar, 2 në Tropojë, Mirditë, Shijak, Krujë, Divjakë, Libohovë, Përmet, Devoll, Korçë, Poliçan, 1 në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Has, Kurbin, Vorë, Rrogozhinë, Dibër, Këlcyrë, Maliq, Dimal, Prrenjas.

Lexo më shumë  Maqedonci jep detaje për procesin e hapjes së fabrikës për prodhimin e municioneve dhe laboratorin për dizejnimin e dronëve

Janë 7,542 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 105 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka tre humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Kurbini 78 vjeç, një qytetar nga Tirana 80 vjeç dhe një qytetare nga Tepelena 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 884 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 257,975 që nga fillimi i epidemisë.

Lexo më shumë  Rikonstruksioni i komisariateve/ SPAK çon në gjykatë një tjetër deputet të Ramës, Plarent Ndrecën

Statistika (15 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore 449

Të shëruar në 24 orë 884

Të shtruar në spitale 105

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 2,789

Testime totale 1,717,318

Raste pozitive 268,940

Raste të shëruara 257,975

Raste Aktive 7,542

Humbje jete 3,423

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2443

Fier 1090

Gjirokastër 708

Vlorë 630

Elbasan 611

Berat 512

Shkodër 499

Lezhë 350

Durrës 256

Korçë 212

Kukës 188

Dibër 43

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *