444 raste aktive me koronavirus në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 444.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.483, ndërkaq nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,978 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.413 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.587.467 doza të vaksinës.
Deri më sot 744.671 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Rruga Press