Bota

410 civilë të vrarë, ushtria ukrainase zbulon dhomën e torturave në Bucha

Detaje të reja dalin në lidhje me masakrën e trupave ruse në Bucha të Ukrainës, ku deri në këto momente raportohet se 410 civilë janë vrarë në mënyrën më brutale dhe pa asnjë motiv.

Ushtria ukrainase raporton se ka zbuluar një dhomë torturash në qytetin e vogël pranë Kievit, të cilën trupat ruse e kanë përdorur për krimet e tyre monstruoze.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Brenda saj u gjetën trupat e pajetë të 5 civilëve, të cilët ishin me duar të lidhura dhe shenja të dukshme dhune.

Dhoma e frikshme e torturave u gjet në katin e nëndheshëm të një spitali për fëmijë të quajtur “Radiant”

Sipas të dhënave paraprake, civilët në Bucha u vranë gjatë tërheqjes së trupave ruse nga Kievi dhe për këtë ngjarje reagoi i gjithë komuniteti ndërkombëtar, i cili e konsideroi ngjarjen si gjenocid dhe krim lufte.

Por Moska i mohon kategorikisht këto akuza, duke thënë se pamjet e shpërndara në rrjetet sociale janë pjesë e propagandës së Perëndimit me në krye SHBA-në për të rritur më tej frymën kundër Rusisë.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *