380 miliardë lekë jashtë bankave, rritet informaliteti
Paraja në qarkullim ka kapur shifrën rekord. Banka e Shqipërisë tregon se për muajin mars arriti në 380 miliardë lekë, shtesa më e lartë kjo e cash-it që qarkullon jashtë Bankës ndër vite.
Gjatë muajit shkurt shifra fiksohej në 376 miliardë lekë, duke u rritur kështu me 4% përdorimin e monedhës vendase. Ndërkohë krahasuar me marsin e një viti më parë, diferenca është 21 miliardë lekë, ku gjatë asaj periudhe jashtë bankave qarkullonin 359 miliardë lekë, kryesisht si pasojë e pandemisë e cila reduktoi dhe shërbimet bankare.
Sipas Bankës së Shqipërisë por dhe ekspertëve përdorimi i parasë fizike në shifra të rritura është tregues i informalitetit të lartë dhe mungesës së llogarive bankare.
Rruga Press