Kuriozitete

37-vjeçari implanton mikroçipin që i lejon të paguajë me dorën e tij

Patrick Paumen  shkakton interes sa herë që paguan diçka në restorant apo dyqan.

Kjo pasi 37-vjeçari nuk ka nevojë të përdorë kartën bankare apo celularin për të paguar. Në vend të kësaj, ai thjesht vendos dorën e majtë pranë lexuesit të kartave dhe pagesa kryhet.

Ai është në gjendje të paguajë duke përdorur dorën e tij pasi në vitin 2019 ka injektuar një mikroçip pagese nën lëkurë.

Lexo më shumë  Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

“Procedura dhemb njësoj sikur dikush të pickon lëkurën”, tha Paumen.

Mikroçipi u implementua për herë të parë te njeriu në vitin 1998, por vetëm gjatë dekadës së fundit teknologjia ka qenë e disponueshme në treg.

Firma britaniko-polake, Walletmor, thotë se vitin e kaluar u bë kompania e parë që i ofroi  çipat e pagesave të implantueshme për shitje.

“Implanti mund të përdoret kudo ku pranohen pagesa jo cash.”

Çipi i Walletmor, i cili peshon më pak se një gram dhe është pak më i madh se një kokërr orizi, përbëhet nga një mikroçip i vogël dhe një antenë e mbyllur në një biopolimer – një material me burim natyral, i ngjashëm me plastikën.

Lexo më shumë  Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Nuk kërkon bateri ose burim tjetër energjie. Firma thotë se deri tani ka shitur më shumë se 500 çipa, shkruan BBC.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *