Bota

36 mijë gra në ushtrinë ukrainase

Të gjithë kanë rrëmbyer armët në Ukrainë dhe kjo tregon krenarinë e madhe që ky popull ka. Por një nga faktet që ka tërhequr më shumë vëmendjen është padyshim numri shumë i madh I grave që po japin kontributin e tyre ushtarakisht.

Nga mediat vendase mësohet se 36 mijë gra i janë bashkuar ushtrisë ukrainase, por në fakt numri i tyre është shumë madh. Në rrjete sociale shpërndahen foto, ku shumë gra ukrainase shfaqen me veshjet e tyre ushtarake, si edhe me armatime nga më të ndryshme, në krah të të gjithë ushtarëve të tjerë ukrainas.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Ndërkohë në shumë raste të tjera kontributi i tyre është duke ndihmuar me përgatitjet e armatimeve artizanale, siç janë bombat molotov. Në një reportazh të BBC, shumë gra në Dnipro shfaqeshin duke përgatitur me shishe birre bomba molotov, për t’i ardhur në ndihmë ushtrisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *