345 fëmijë kanë humbur jetën që nga fillimi i luftës në Ukrainë
Të paktën 345 fëmijë kanë vdekur në Ukrainë si rezultat i pushtimit rus dhe 644 janë plagosur, ka njoftuar zyra e prokurorit të përgjithshëm.
Shumica e viktimave të fëmijëve ndodhën në rajonin e Donetskut (345), pasuar nga rajonet e Kharkiv (185), Kiev (116), Chernihiv (68), Luhansk (61), Mykolaiv (53), Kherson (52) dhe Zaporizhia (31) tha prokurori i përgjithshëm.
Zyra tha se shifrat nuk ishin përfundimtare pasi po punohej ende për t’i vendosur ato në vendet e armiqësive aktive, zona të pushtuara përkohësisht dhe territore të “çliruara” nga Ukraina.
Rruga Press