33 mijë shqiptarë paguajnë kontribute shtesë për të përfituar pension
Çdo person mund të bëhet pjese e skemave private për të përfituar pension shtesë, përveç pensionit të detyrueshëm shtetëror.
Individi paguan çdo muaj një shumë parash në formë vullnetare, dhe këto para i rimerr së bashku me interesat kur del në pension.
Tërheqja e pensionit pas plotësimit të moshës, bëhet menjëherë ose në formën e pagesave mujore. Në rast fatkeqësie shumat e patërhequra janë pronë e trashëgimtarëve.
Sot janë 33 mijë individë në skemën e pensioneve private, dy herë më shumë se në vitin 2016.
Ky numër është sa 2.7% e të punësuarve në vend.
Në një masë të madhe, këto fonde po nxiten nga ndërmarrjet private që jepen në formën e përfitimeve për punonjësit.
Tregu i pensioneve private në Shqipëri është hapur një dekadë më parë, kur Bankat dhe Shoqëritë e Sigurimit dhanë garanci për të ruajtur fondet e individëve, për t’i rikthyer ato në vitet e pensionimit.
Vlera e përgjithshme e aseteve ka arritur 35 milionë euro./euro/
Rruga Press