30 vite nga krijimi i FRESSH, Rama thyen masat COVID, grumbullon antarësinë
Ka nisur Kongresi i Rinisë i Partisë Socialiste, në 30-vjetorin e krijimit të FRESSH. Kongresi po mbahet tek Amfiteatri te Liqeni, ku të pranishëm janë Kryeministri Edi Rama, ministrat dhe kryesia e FRESSH.
Po ajo që vërhet përtej fasadës së spektaklit dhe lavdërimeve që i bëhen shokut Rama, sepse çdo fjalim që i’u është përgatitur të rinjëve shpreh një adhurim vetëm për Kryeministrin Rama dhe asgjë tjetër, është grumbullimi i antarësisë së Partisë Socialiste.
Masat anti-covid të vendosur nga Komiteti Teknik jo më larg se ditën e enjte, 13 janar 2022, nga vetë qeveria e tij, e thonë qartë që nuk lejohet grumbullimi i jo më shumë se 50 vetë.
“Do të vazhdojnë baret e restorantet deri në 11:00, ora policore 06:00-23:0, do të vijojë ndalimi jo më shumë 50 vetë të grumbulluar. Akvitetet sportive ne kapacitetin 30% të ambjenteve ku zhvillohen.
Në qoftëse kjo do të ishte një protestë, manifestim nga qytetarët për të kundërshtuar apo për të kërkuar një të drejtë, qytetarët i priste shkopi i gomës, gazlotësjellës dhe sigurisht mbrapa hekurave.
Standarti i dyfishtë, tashmë prej kohësh në Shqipëri është vendosur si një normë standarte. E vetmja zgjidhje është reagimi qytetar, ku bashkohen dhe rezistojnë veç për veten dhe jo për partinë.