Lajme

30 për qind e tokës bujqësore në Shqipëri e pashfrytëzuar

Shqipëria ka 603 mijë hektarë tokë bujqësore, por vetëm 70 për qind e saj shfrytëzohet nga fermerët.

Inventari i fundit i ministrisë se Bujqësisë tregon se në vitin 2020, u mboll një sipërfaqe prej 422 hektarësh. Fieri mban peshën kryesore të sipërfaqes së mbjellë, ndjekur nga Elbasani dhe Korça.

Në kulturën bujqësore, dominojnë foragjerët, drithërat dhe perimet, ndërsa sipas strukturës, vetëm 10 për qind e fermave kanë punësuar njerëz. Pjesa tjetër menaxhohen brenda familjes.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *