3 vite pasi u dogj nga zjarri, ja se kur do të hapet Katedralja “Notre Dame” në Paris
Katedralja Notre-Dame është në rrugën e duhur për të hapur dyert e saj për adhuruesit dhe publikun në vitin 2024. Kështu është shprehur ministrja franceze e kulturës, Rima Abdul Malak.
Monumenti i Parisit i shekullit të 13-të mori flakë në prill 2019, duke shkatërruar kornizën prej druri, orën dhe dritaret klasike së bashku me statujat dhe pikturat e tjera.
Zjarri shkaktoi dëme të konsiderueshme, pasi i dogj një pjesë e madhe e pasurisë kombëtare atje.
Pas kësaj nisi një projekt i madh restaurimi me synimin për ta rikthyer atë në modelin e mëparshëm.
Rihapja e objektit të famshëm përkon me Olimpiadën e Parisit 2024, kur mijëra spektatorë pritet të mbërrijnë në Francë.
Restaurimi dhe ndërtimi i katedrales Notre Dame me kosto 850 milionë euro përfshin tre faza. Ka përfunduar faza e parë e pastrimit të rrënojave në ambientet e brendshme, dhe sigurimi i qëndrueshmërisë së objektit.
Rruga Press