3 gjëra të thjeshta për ta pasur lëkurë të shëndetshme në kohën e ftohtë
Sa më shumë ftohet koha, aq më e vështirë është ta mbash lëkurën të freskët, të hidratuar dhe përherë të shëndetshme. Sigurisht, mund të mos kesh qëndruar gjatë në diell gjatë muajve të verës për të mos e dëmtuar lëkurën, por ajri i ftohtë e i thatë i dimrit është mjaft i ashpër për lëkurën dhe jo më pak i dëmshëm. Për fat të mirë, të kesh një lëkurë të shëndetshme është e mundur edhe gjatë muajve të dimrit, vetëm se kërkon pak më shumë vëmendje dhe kujdes të vazhdueshëm. Këtu janë tri gjëra të thjeshta që duhet të fillosh t’i bësh tani, në mënyrë që lëkura të jetë e shëndetshme edhe gjatë muajve të ftohtë.
1. Pi më shumë ujë. Nëse ke probleme me pirjen e shpeshtë të ujit (tetë gota në ditë), tani është koha që ta bësh rutinë. Hidratimi është mënyra më e mirë për të pasur një lëkurë të shëndetshme, që ndihmon në ushqimin e lëkurës dhe pastrimin nga toksinat. Uji është elementi kryesor edhe i pamjes së shkëlqyeshme.
2. Përdor një hidratues të fortë. Në muajt e ftohtë, lëkura mund të thahet shpesh, veçanërisht në zonat e ndjeshme. Për ta luftuar këtë, mendo edhe për të shtuar sasinë e një hidratanti, i cili e mban lëkurën të butë gjatë gjithë kohës dhe nuk e lejon atë të thahet, pavarësisht nga i ftohti sezonal.
3. Përdor kremin e diellit. Ndërkohë që temperaturat mund të ulen në mënyrë drastike, duhet të vazhdosh ende përdorimin e kremit të diellit, çdo ditë. Dëmet që sjellin rrezet e diellit janë prezente edhe në muajt e ftohtë, kështu që aplikimin e kremit të diellit mos e harro për asnjë ditë.
Një këshillë e domosdoshme: mbaje kremin e diellit në çantë dhe aplikoje sa herë të kujtohesh.
Rruga Press