Lajme

273 banesa të dëmtuara nga përmbytjet në Durrës! Qindra familje të prekura

Uji është tërhequr, por pasojat e përmbytjeve mbeten në Durrës.Bashkia po bën bilancin e dëmeve nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të së mërkurës në disa zona të qytetit bregdetar. Grupet e punës së bashkisë kanë vijuar evidentimin e dëmeve në banesa. Vetëm gjatë ditës së premte janë verifikuar 173 shtëpi, ndërsa në dy ditë pune, më 30 dhe 31 janar, numri total i banesave të verifikuara ka arritur në 273.

Lexo më shumë  27 vjet nga Masakra në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë, Kurti: Krimet serbe nuk mund të ngelen pa drejtësi

Procesi i evidentimit po vijon edhe sot, ndërsa autoritetet po punojnë për të vlerësuar shkallën e dëmeve dhe për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për mbështetjen e familjeve të prekura.

Ndërkaq, gjatë natës ekipet e emergjencës kanë përdorur pompa për të tërhequr ujin nga oborret, bodrumet dhe katet e para të banesave të përmbytura. Përpjekjet për normalizimin e situatës parashikohet të vijojnë edhe në ditët në vijim.

Lexo më shumë  Rrustemi: Zgjedhja e Presidentit duhet të vazhdojë brenda afatit kushtetues

Rruga Press

YouTube player