Lajme

​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Më 25 nëntor 1997 trupat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të drejtuara nga komandanti legjendar, Adem Jashari dhe Abedin Rexha (Sandokani) sulmuan forcat e policisë serbe në Vojnik, të cilat u tërhoqën, duke lënë të plagosur.

Të nesërmen një ekspeditë ndëshkimore me 10 automobila e mjete të tjera të motorizuara u drejtuan për në fshatin Vojnik.

Lexo më shumë  'Jetesa nën presion'/ Shqiptarët më të shqetësuar për ekonominë se shumica e botës

Adem Jashari me Abedin Rexhën (Sandokanin) dhe 10 luftëtarë i zuri pritë dhe, pas katër orë luftimesh të rrepta, forcat e policisë serbe u tërhoqën me dhjetëra të pëagosur rëndë.

Në tërheqje e sipër, forcat serbe, të egërsuara nga goditjet që u kishte dhënë Adem Jashari me Abedin Rexhën, filluan të qëllojnë majtas e djathtas pa mëshirë kundër kujtdo që shihnin dhe në fshatin Llaushë ata vranë mësuesin Halit Geci në derë të shkollës, i cili u varros me një ceremoni të madhe më 28 nëntor 1997.

Lexo më shumë  Hargreaves nga Brukseli: Takime me aleatët për të ardhmen e Kosovës në NATO

Serbia nuk mundi të hynte në Drenicë, deri më 22 janar 1998, ditë kur ia rrethojnë shtëpinë për të dytën herë dhe e goditën me artileri e armë të tjera. Adem Jashari atë natë nuk ndodhej në shtëpi./Kosova Post

Rruga Press

YouTube player