KryesoreLajme

27 vite nga fillimi i luftës në Kosovë

Sot bëhen 27 vjet nga fillimi i luftës në Kosovë, e cila nisi në fshatrat e Drenicës – Likoshan dhe Qirez, ku te vendi i quajtur “Te tre lisat” u zhvilluan luftimet mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave kriminale serbe.

Në luftimet e zhvilluara mbetën të vrarë disa policë serbë. Si pasojë e kësaj, forcat e armikut rrethuan të dy fshatrat, ku ekzekutuan 24 civilë të pafajshëm.

Në rrethimin e fshatrave, armiku përdori artileri të rëndë, duke përfshirë helikopterë dhe shumë mjete tjera të blinduara, përfshirë edhe tanke.

Qysh në ditën e parë të luftimeve, armiku kreu masakrat ndaj civilëve, vetëm në familjen Ahmeti vrau 11 persona.

Lexo më shumë  Tjetër bastisje në veri të Mitrovicës, policia kap armë dhe paisje ushtarake, raketahedhës (zolla), jelekë antiplumb,helmeta…

Pas pak ditësh, më 5 mars, ushtria dhe policia serbe rrethuan familjen e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari. Familja Jashari rezistoi për tre ditë dhe tre netë në luftimet kundër armikut.

Me luftën e Prekazit, tani më çdo gjë ishte e qartë – në Kosovë lufta për liri nuk do të kishte të ndalur.

Gjatë luftimeve deri në çlirimin e vendit, rreth 1 milion shqiptarë u dëbuan nga Kosova, 15.000 u vranë, 2.400 prej tyre ranë dëshmorë.

Forcat serbe kryen shumë masakra, si atë në Abri, Reçak, Meje, e shumë të tjera.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë janë zhdukur rreth 5.000 njerëz dhe ende nuk dihet për fatin e mbi 1600 personave. Mbi 20.000 gra u dhunuan.

Lexo më shumë  S’ka prodhim vendas në Shqipëri, rriten çmimet në prill, inflacioni arrin në nivelin më të lartë në 14 muaj

Gjatë periudhës kohore mars 1998 – qershor 1999, njësitë kriminale dhe artileria e rendë serbe kanë shkatërruar dhe djegur pjesërisht ose tërësisht rreth 1.100 vendbanime shqiptare, kanë plaçkitur, djegur e shkatërruar mbi 200.000 shtëpi, banesa, lokale afariste, punëtori zejtare, fabrika, shkolla, biblioteka, monumente kulturore-historike, objekte kulturore, shkencore e fetare, shkruan KosovaPress.Bombardimet e NATO-s filluan më 24 mars të vitit 1999 mbi caqet ushtarake jugosllave. NATO, me përkrahjen tokësore të UÇK-së, detyroi forcat serbe të largohen nga Kosova, dhe atë që njihej si kasapi i Ballkanit – Sllobodan Millosheviqin të nënshkruajë kapitullimin në Kumanovë.

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit