Uncategorized

26 vjet nga sulmi ushtarak kroat per ti çliruar territoret e veta nga pushtimi serb

Shkruan Ngadhnjim Sopjani

Sot është përvjetori i 26-të i sulmit ushtarak kroat per ti çliruar territoret e veta nga pushtimi serb, Olluja u zhvillua me 4-5 Gusht 1995, shteti kroat çliroj pjesët e robëruara te vendit te vet.

Lufta reale në Kroaci ishte zhvilluar gjatë viteve 1990-1991, ku këto territore kishin mbetur nën sundimin e serbeve lokal.

Mund të themi se Operacionin Furtuna e lejoj apo e arsyetoi politikisht Masakra e Srebrenicës, kjo masakër e trishtoj krejt botën, aq shumë saqë Perëndimi e injoroj komplet vërsuljen kroate, Masakra e Srebrenicës kishte ndodhur me 11-16 korrik të apo atij viti, vetëm 1 muaj pas atij mini-holokausti mbi 8000 musliman të pafajshëm, Kroacia ju vërsul pushtuesve brenda vendit të vet, pra mund të themi se boshnjakët ishin therori (kurbani) politik që Kroacia të çlirohet përfundimisht. Pra Kroacia e shfrytëzoi vëmendjen botnore ndaj tmerrit që ndodhte në Bosnjë për ti dëbuar serbët nga territori i vet, përndryshe Serbia s’do ta lejonte këtë avantur të krenarisë kroate, Serbia nuk mund të hapej në shumë fronte!

Një mit i rremë që pëshpëritet ndër shqiptarë është se “Hrvati u çliru vet e jo me kfora e nato sikur na shqiptarët”

JO dhe JO, Kroacia nuk u çlirua vet, por u armatos pas vitit 1992 nga SHBA me tankse dhe aviacion, për faktin e thjeshtë dhe banal, sepse janë të krishter-katolik, e serbët janë të krishter por veç ortodoks (versioni lindor i krishterimit) plus shto faktin që kroatet ishin anti-rus e serbët janë dhe ishin pro-rus e Amerika është kundër Rusisë. Kroacia u përdor nga Perëndimi si mash per t’ja ndalur turrin serbise brenda Ballkanit, pasi që hezitonte të intervenoj direkt në luftën e tmerrshme në Bosnje. Kroacia arriti vet, veç vet me forcat e veta ta çliroj vetëm 70% të territorit të saj në vitin 1991, 35% te territorit zyrtar kroat kishte mbet nën thundrën serbe, një mini shtet-gangrene, “Republika Krajina” e kishte emrin sipas qyteti bregdetar të Kninit që gjendej në Jug të Kroacisë, ishte territor i shkapërderdhur i shtrirë diçka në veri te Kroacisë (në kufi me Sebrinë) pjesa tjetër në kufi me Bosnjën, ose thuaj ndryshe pranë vendeve bregdetare. Kjo ndërmarrje luftarake ishte mëse e drejtë, sepse çlirimi i vendit është një e drejtë natyrale, pjesë e kësaj luftë të lavdishme ishin edhe shumë shqiptarë, si Rahim Ademi dhe Agim Ceku, të cilët edhe udhëhoqën këtë aksion si gjeneralë POR….neve nuk duhet të na kënaq fitorja e tjetrit ndaj armikut të njëjt, me Kroacinë s’na lidh gjë, ata flasin sllavisht ne flasim ilirisht, ata thonë jemi ilir, por kanë emra dhe mbiemra të njëjt me serbet, ne kemi emra ilir madje vet emra Ilir apo Ilirian. Shkurt e shqip me kroatët na lidh veç një gjë, na lidh fakti që nuk e kemi kufirin e përbashkët, po të ishim fqinjë me ta, siç jemi me tjerët (Grek, serb apo maqedon), do vuanin prej tyre si prej këtyre tjerve, kroatet nuk na dojnë, ata jetojnë sipas maksimës “Armiku i armikut tim është miku im”. Se kush dhe çka janë kroatët e dëshmon fakti se me bosnjakët musliman ishin aleat në fillim të luftës në Bosnjë 1992, por i tradhtuan meniher në vitin 93, dhe ja u kthyen pushkët bashkëluftëtarëve të vet, sepse donin ta kafshonin edhe një pjese të territorit boshnjak, kroatet s’janë të mirë as të keqi, janë popull ballkanas.

Rruga Press

YouTube player