Lajme

26 vjet nga masakra në Rahovec

Më 19 korrik 1998, si pasojë e një sulmi të forcave serbe, në Rahovec shumë shqiptarë u vranë e u plagosën.

Në Teqenë e Sheh Myhedinit në Rahovec u masakruan shumë gra, fëmijë dhe pleq që kishin kërkuar strehim në këtë institucion fetar.

Te vendi i quajtur “Tuba” u gjetën të masakruar dy profesorë, si dhe gjashtë trupa të karbonizuar, ndërsa gjithsej u regjistruan 150 persona të vrarë.

Lexo më shumë  Dosja ‘Balluku’ është llahtari - Rreth 6500 SMS, tendera në këmbim me apartamente deri tek bisedat për jahte

Dëshmitarët që kishin arritur t’i shpëtojnë këtij krimi, tregojnë se ushtria dhe policia serbe kanë ekzekutuar civilë shqiptarë arbitrarisht.

Gjatë kësaj ofensive u morën peng, u zhdukën dhe u morën peng shumë shqiptarë.

Organet e pushtetit serb në Prizren, më 22 korrik, në varrezat e këtij qyteti hapën dy gropa të mëdha dhe varrosën shqiptarët e vrarë gjatë ofensivës në Rahovec.

Lexo më shumë  Dokumenti/ Ku del emri i Ramës në përgjimet e dosjes Balluku

Rruga Press

YouTube player