26 vjet nga masakra e Rezallës, ku u ekzekutuan 98 persona nga forcat serbe
Sot bëhen 26 vjet nga masakra e tmerrshme e Rezallës në Skenderaj, e cila ndodhi më 5 prill 1999, kur forcat serbe ekzekutuan 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth.
Ata nuk u ndalën me kaq, pasi pas ekzekutimeve, forcat serbe zhdukën edhe trupat e viktimave, duke lënë pas një tragjedi të madhe.
Disa prej trupave të viktimave u gjetën më vonë në Rudnicë të Rashkës në Serbi dhe iu dorëzuan familjeve.
Ky akt barbar dhe i pafalshëm shënoi një nga episodet më të dhimbshme të luftës në Kosovë, dhe masakra e Rezallës mbetet një nga ngjarjet më të rënda të periudhës së luftës.
Më 5 prill 1999, serbët rrethuan shtëpitë e këtyre familjeve dhe pamëshirshëm qëlluan mbi burrat dhe djemtë e rinj, duke lënë pas një shkatërrim të tmerrshëm dhe një tragjedi të pashlyeshme në historinë e Kosovës.
Rruga Press