KryesoreLajme

26 vite nga Beteja e Koshares

Sot shënohet 26 vjetori i Betejës së Koshares, një prej betejave më të rëndësishme dhe më të suksesshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës së Kosovës.

Më datën 9 prill 1999, në kuadër të operacionit “Shigjeta”, Brigada 138 e UÇK-së në krye me komandantin Agim Ramadani luftoi me ushtrinë okupatore serbe për të thyer kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë. Përveç marrjes së kontrollit të kufirit, Beteja e Koshares kishte rëndësi të veçantë në krijimin e një rrjeti të qëndrueshëm të mbështetjes dhe logjistikës për UÇK-në.

Lexo më shumë  Osmani pret delegacione nga 45 shtete në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Kjo betejë ishte e ashpër dhe e përgjakshme, por UÇK-ja arriti të fitojë betejën duke dëshmuar vendosmëri dhe guxim në front. Si pasojë, kjo betejë u bë motiv për rritjen e numrit të vullnetarëve që u bashkuan me radhët e UÇK-së për të luftuar për lirinë e vendit.

Në përvjetorin e Betejës së Kosharës, Këshilli Organizativ i shoqatës së ish Brigadës 138 “Agim Ramadani”, mban manifestimin “Ditët e Shqipes”, i cili organizohet nën patronatin e presidentes Vjosa Osmani.

Lexo më shumë  Të arrestruarit që mashtronin për patent shofer në Gjakovë, janë mbështetës të AAK-së. Haradinaj ishte në fushatë në shtëpinë e njërit prej tyre

Për të shënuar këtë ditë do të mbahen homazhe, kurse manifestimi qendror ‘Ditët e Shqipes’ mbahen në Kompleksin Memorial në Koshare.

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit