Kuriozitete

26-vjeçari që i shndërron këpucët në vepra arti

Këtë nuk e bën për t’u shijuar detin. Ai ditën kalon duke mbledhur këpucë të mbetura nëpër rërë dhe me to krijon vepra arti, që kapin çmimin deri në 1 mijë dollarë.

Artisti nga Bregu i Fildishtë 26-vjeçari merr këpucë nga goma dhe plastika, të cilat më pastaj i shndërron në kolazhe të mëdha.

“Këto janë mbetjet që njerëzit i kanë hedhur në det dhe deti i kthen në breg sepse nuk i dëshiron. Unë bëj art me këpucë të përdorura. Është një mënyrë për t’i dhënë jetë mbetjeve që mbushin plazhet”, ka thënë ai për Reuters.

I ulur në qoshe të rrugës, 26-vjeçari gdhend forma, shkronja dhe fytyra në shputat prej gome. Madje edhe ngjyrën e bën vet. Teknika e tij s’ka kosto të lartë dhe është ekologjike pasi largon mbetjet e hedhura nga njerëzit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *