KryesoreLajme

26 vite nga masakra në Burgun e Dubravës, asnjë i dënuar

Njëzet e gjashtë vjet më parë në Burgun e Dubravës ka filluar të kryhet njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi i kriminelit serb Sllobodan Millosheviq.

Në këtë masakër, brenda burgut janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë.

Lexo më shumë  Reforma territoriale në ngërç! Qeveria lë Shqipërinë jashtë fondeve të BE-së

Masakra e Burgut të Dubravës është kryer prej nëntëmbëdhjetë deri më njëzet e katër maj 1999. 

Konsiderohet si një nga masakrat më të mëdha të regjimit serb të kryer ndaj shqiptarëve. Nga aty kanë dalë edhe dëshmitarë që i kanë mbijetuar masakrës, e që pastaj kanë rrëfyer për tmerrin e përjetuar.

Për këtë masakër ende nuk është dënuar askush.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kurti prezanton sloganin e fushatës: “Nuk lëshojmë pe për një Kosovë më të drejtë dhe më të sigurt”
YouTube player